Telegrafi

Teuta justifikon ndarjen, thotë se fëmijët duan një nënë të lumtur (Foto)

Teuta Krasniqi nuk heziton të shfaqë dashurinë e saj në rrjetet sociale për fëmijët që tash i ka, Tarën me këngëtarin Blero dhe Kaian me fitnes trajnerin, Adonis Morinën.

Teuta gjithnjë është kryqëzuar në rrjetet sociale nga fansat dhe publiku.

Jo për krijimtarinë artistike, por për shkak të ndarjes nga babai i Tarës, Blero Muharremi.

Lexo po ashtu Urimi i Bleros për vajzën e Teutës me Adonisin! (Video)

Për këtë, Teuta shumë herë edhe ka shpërthyer publikisht, duke thënë se ajo është e vetmja që vendos për jetën e saj.

Dikur çift i lumtur me vajzën e tyre, por jo më. Foto: Norik Uka

Teuta së fundmi u bë nënë për të dytën herë kur Kaia me bashkëshortin Adonis Morina është bërë pjesë e familjes së tyre.

Në një formë, Teuta në postimin e fundit është munduar të justifikohet për faktin që është ndarë nga Blero, dhe tash është e martuar me Adonisin.

Lexo po ashtu Këta VIP-a dështuan në martesën e parë të tyre! (Foto)

“Fëmijët tuaj nuk duan një nënë perfekte. Ata duan një nënë të lumtur”, është shkrimi i thellë i Teutës në një foto të animuar.

Teuta Krasniqi po vazhdon punën e saj si aktore dhe së fundmi është rikthyer në serialin “Kafeneja Jonë”

Blero një pjesë të madhe të ditës e ndan për vajzën e tij, Tarën. Foto: Instagram

Bukuroshja po ashtu i ndihmon Adonisit në menaxhimin e lokalit të tyre të hapur dhe punëve tjera në fitnes, teksa ajo vazhdon punën edhe me akademinë e fëmijëve iStar. /Telegrafi/