Teuta Krasniqi nuk heziton të shfaqë dashurinë e saj në rrjetet sociale për fëmijët që tash i ka, Tarën me këngëtarin Blero dhe Kaian me fitnes trajnerin, Adonis Morinën.
Teuta gjithnjë është kryqëzuar në rrjetet sociale nga fansat dhe publiku.
Jo për krijimtarinë artistike, por për shkak të ndarjes nga babai i Tarës, Blero Muharremi.
Për këtë, Teuta shumë herë edhe ka shpërthyer publikisht, duke thënë se ajo është e vetmja që vendos për jetën e saj.
Teuta së fundmi u bë nënë për të dytën herë kur Kaia me bashkëshortin Adonis Morina është bërë pjesë e familjes së tyre.
Në një formë, Teuta në postimin e fundit është munduar të justifikohet për faktin që është ndarë nga Blero, dhe tash është e martuar me Adonisin.
“Fëmijët tuaj nuk duan një nënë perfekte. Ata duan një nënë të lumtur”, është shkrimi i thellë i Teutës në një foto të animuar.
Teuta Krasniqi po vazhdon punën e saj si aktore dhe së fundmi është rikthyer në serialin “Kafeneja Jonë”
Bukuroshja po ashtu i ndihmon Adonisit në menaxhimin e lokalit të tyre të hapur dhe punëve tjera në fitnes, teksa ajo vazhdon punën edhe me akademinë e fëmijëve iStar. /Telegrafi/