Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka festuar Fitër Bajramin me familjen e saj të gjerë.
Ajo ka shfrytëzuar ditën ku bashkë me Adonisin kanë qëndruar në shtëpinë e babait të saj, Milazimit.
Aty ajo është pritur nga nëna dhe ku shihen edhe të afërm të tjerë, ashtu si fëmijët e tyre.
Është hera e parë që Adonisi shfaqet bashkë me vjehrrin e tij.
“Miq, me fat Fitër Bajrami. Paçit shëndet, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja. Paqe për të gjithë”, ka shkruar Teuta në foton e publikuar prej saj. /Telegrafi/