Site icon Telegrafi

Teuta dhe ‘dy’ vajzat e saj (Foto)

Teuta Krasniqi ka njoftuar para disa ditësh se është në pritje të një vajze me partnerin e saj, Adonis Morina.

“Edhe një vajzë. Ky është gëzim i dyfishtë, sepse gjithmonë kam dashur që Tara të ketë motër dhe jemi që të tre të lumtur për këtë gjë”, kishte thënë ajo.

LEXONI PO ASHTU: Teuta tregon gjininë e foshnjës në pritje

Ndërsa tani, aktorja e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka pozuar me vajzën nga martesa e saj me Bleron, ndërkohë që shihet edhe barku i saj i fryrë.

“Me dy çikat e mia”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e fotografisë duke aluduar edhe te foshnja në pritje.

Ndryshe, aktorja ka njoftuar se tashmë ia kanë zgjedhur emrin foshnjës në pritje, por nuk e ka bërë publik. /Telegrafi/

Exit mobile version