Site icon Telegrafi

Teuta dhe Blero u takuan në festën e ditëlindjes së Tarës (Foto)

Blero dhe Teuta Krasniqi janë takuar bashkë me miq e familjarë të tyre në festën e ditëlindjes së Tarës.

Ish-çifti kur vjen puna te vajza e tyre, nuk hezitojnë të bëjnë shpenzime dhe organizime luksoze.

Tara ka pasur një festë mjaft të shtrenjt të ditëlindjes, ku pos shoqeve të vogëlushes ishin edhe familjarë të saj e miq nga ana e nënës dhe e babait, shkruan Telegrafi.

Telegrafi nga burimet e sigurta mund të konfirmojë se Blero bashkë me miq të tij ishin në këtë festë të ditëlindjes së Tarës, aty ku edhe ishte prezente Teuta me familjarë të saj.

Nuk ka arritur të konfirmohet prezenca e Adonisit, i cili nuk dihet nëse ka qenë i pranishëm, pra bashkëshorti i ri i Teutës, por dihet se aty ka qenë i pranishëm Memli Kraniqi, vëllai i Teutës, i cili nga Blero në media u lëvdua si njeriu që ndihmoi karrierën e tij.

Edhe Teuta edhe Blero kanë vendosur që me një pakt të përbashkët të eliminojnë fotografitë nga kjo festë të tyre, dhe vetëm të postojnë fotografi të vogëlushes, gjë që vërtetohet lehtë nga rrjetet sociale të Bleros dhe të Teutës. /Telegrafi/

Exit mobile version