Site icon Telegrafi

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – Vjosa Berisha u bën thirrje vajzave e grave për kontrolle rutine

Foto: Instagram

Muaji tetor ndryshe njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit rreth kancerit të gjirit.

Aktorja dhe producentja e njohur, Vjosa Berisha, me këtë rast u ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë kontrolle apo edhe mamografinë.

Artistja, e cila ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezor, më tej thekson se zbulimi i hershëm i kancerit do të thotë shërim.

Vjosa Berisha (Foto: Instagram)

“Vajza e gra shfrytëzoni muajin tetor për të bërë kontrollën rutinë të gjirit apo edhe mamografinë (varësisht nga këshilla e mjekut dhe mosha) zbulimi i hershëm i kancerit do të thotë shërim”, kanë qenë fjalët e Berishës.

Lexo po ashtu Vjosa Berisha flet për ballafaqimin me sëmundjen e kancerit: Vazhdoj të mendoj se është një sëmundje si çdo tjetër që ka shërim

Regjisorja në një nga intervistat e fundit bëri me dije se u diagnostikua me kancer në muajin mars të këtij viti duke shtuar se ka qenë një moment shumë i vështirë.


E njëjta po vazhdon të trajtohet me kimioterapi në Kosovë dhe tani është mjaft aktive me këshilla për të gjithë ata që ballafaqohen me këtë sëmundje. /Telegrafi/

Exit mobile version