Site icon Telegrafi

Tetë vrarë në Odesa, ushtria ruse vazhdon sulmet

Tetë persona janë vrarë nga bombat ruse në Odesa, ka njoftuar një zyrtar rajonal në lindje të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, ka thënë se dy tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Blinken dhe Austin vizitojnë sot Kievin

Forcat ruse gjithashtu kanë kryer sulme në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, që u godit rëndë nga sulmet ajrore – përfshirë ato me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndryshe Ukraina po vazhdon luftimet kundër ushtrisë pushtuese ruse, e cila nuk po zgjedh objektivat – duke mos i kursyer për asnjë moment civilët ukrainas. /Telegrafi/

 

Exit mobile version