Juventusi e konfirmoi dominimin absolut në kampionatin italian, ku pesë javë pa u mbyllur kampionati e siguroi edhe matematikisht titullin e tetë radhazi, një rekord më vete ky për kampionatet më të forta evropiane.
Megjithatë në një anketë të hapur për tifozët bardhezi, ku duhet të përzgjidhnin më të mirët që kanë luajtur me Juventusin gjatë këtyre tetë sezoneve, rezultati ka qenë pak befasues.
Kjo pasi nga skuadra aktuale e Juventusit, janë përfshirë në formacionin më të votuar vetëm Cristiano Ronaldo, Leonardo Bonuccin, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli.
Një sinjal ky që tifozët besojnë se në vitet e kaluara Juventusi ka pasur ekip më të mirë.
Gjithashtu trajner është preferuar Massimiliano Allegri, përpara Antonio Contes.
Allegri i ka fituar pesë nga tetë titujt.
Tifozët po ashtu pëlqejnë që Juve të luajë 4-3-3. /Telegrafi/
Formacioni: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez.
Trajner: Max Allegri.