Telegrafi

Tetë të arrestuar në Prishtinë, u kapën duke luajtur bixhoz

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tetë persona, pasi të njëjtit janë kapur duke luajtur bixhoz.

Rasti ka ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, të hënën në ora 23:30.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe çipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/