Site icon Telegrafi

Tetë të arrestuar gjatë 24 orëve për mos respektim të orarit të lëvizjes

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar tetë persona të cilët nuk vepruan sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Një person u arrestua në Prishtinë, tre në Prizren, një në Gjakovë dhe tre në Mitrovicë.

Rastet e plota:

Prishtinë, 26.05.2020 – 14:00. Raportohet se gjatë vizitës që i është bërë një mashkulli kosovar i cili ishte në vet-izolim në shtëpi, i njëjti nuk është takuar aty duke mos e respektuar rregullin e vet-izolimit, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në vendim me prokurorin, pas intervistimit dhe inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sheshi Shatërvan, Prizren, 26.05.2020 – 20:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Prizren, 26.05.2020 – 21:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Vesly Clark, Prizren, 26.05.2020 – 21:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Nënë Tereza, Gjakovë, 25.05.2020 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte hapur lokalin e tij, në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Hasan Prishtina, Mitrovica, 26.05.2020 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte hapur lokalin e tij në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë, 26.05.2020 – 21:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë, 26.05.2020 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version