Telegrafi

Tetë muaj burg për Dardan Krivaqën, për veprën penale detyrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Dardan Krivaqa,i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “detyrimi”

Përmes një njoftimi thuhet se Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj.

“I pandehuri Dardan Krivaqa akuzohet se më datë 14 nëntor 2012, në Ferizaj, me qëllim që vetes t`i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me forcë dhe kërcënim serioz e ka detyruar të dëmtuarin B.Q., të veproj në dëme të pasurisë së tij, në atë mënyrë që përmes kërcënimit se: “ka me të mbyt ty, nënën dhe baban nëse nuk më jep para”, ashtu që ky kërcënim ka shkaktuar shqetësim dhe ankth te i dëmtuari dhe i njëjti është detyruar që të veproj kundër pasurisë së tij, dhe të pandehurit t`i jap: këpucë, dy playstation dhe gjëra të tjera të ndryshme materiale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/