Site icon Telegrafi

Tetë mbrojtësit që mund t’i transferojë Liverpooli – me Van Dijkun që mund të humbë edicionin

Lëndimi i Virgil van Dijkut në barazimin 2-2 të Liverpoolit ndaj Evertonit mund t’i shkaktojë kokëçarje më të mëdha Jurgen Kloppit.

Portieri Jordan Pickford bëri një ndërhyrje horror në mbrojtësin holandez, që u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 11 minutash lojë.

Joe Gomez u fut në vend të tij dhe Liverpooli pas takimit ka lëshuar një njoftim se lëndimi i Van Dijk është serioz.

Nuk përjashtohet mundësia që holandezi të humbë pjesën e mbetur të këtij edicioni, derisa The Reds do të duhej të aktivizoheshin për një mbrojtës të ri.

Në rast se ndodhë kjo gjë, atëherë skuadra angleze mund të shikojë një listë prej tetë mbrojtës.

Dayot Upamecano i Rasenball Sport Leipzigut është njëri prej lojtarëve që mund të transferohet në Anfield në afatin kalimtar të janarit.

Një tjetër emër i madh është edhe ai i anëtarit të Napolit, Kalidou Kooulibaly, që në këtë verë që shkoi ishte afër kalimit te Manchester City.

Në listë mund të jenë edhe Conor Coady i Wolverhamptonit, Milan Skriniar i Interit, Pau Torres i Villarealit, Caglar Soyuncu i Leicester Cityt, Ozana Kabak i Schalkes dhe Jules Kounde i Sevillës. /Telegrafi/

Exit mobile version