Telegrafi

Tetë fëmijët që debutuan në moshë shumë të re, disa nga ta janë super yje (Foto/Video)

Ajo që po bëhet më pak e zakontë është debutimi i lojtarëve në moshë shumë të re.

Lojtarë si Wayne Rooney, Andrea Pirlo, Paolo Maldini, Theo Walcott, Jack Wilshere dhe Gareth Bale janë disa nga shembujt e yjeve që kanë debutuar në moshë të re.

Por ka edhe lojtarë që kanë debutuar edhe nën moshën 16 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shënoi 193 gola për Chelsean dhe luajti në Botëror me Anglinë, ndërsa për shkak të një rrahjeje përfundoi në burg dhe tash punon si hidraulik (Foto)

Në Spanjë debutimin më të hershme e ka regjistruar Joseph Gandarias, i cili kishte dëbuar për Real Madridin në 15 vjeç, por ka edhe disa yjet të futbollit botëror që dikur ishin fëmijët që luajnë me të rriturit. /Telegrafi/

Mauricio Baldivieso

Tri ditë para se t’i mbushi 13 vjet, Mauricio Baldivieso është ftuar në skuadrën e parë boliviane, Aurora. Ai është lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje profesionale. Ai tani i ka 20 vjet dhe luan me Wilstermann në divizion e parë bolivian.

Radamel Falcao

Radamel Falcao, i njohur si ‘The Tiger’, ka debutuar në futbollin kolumbian me skuadrën Lanceros Boyaca në Kolumbi në ligën e dytë. Ai ka shënuar gol në minutën e 14-të.

Freddy Adu

San Jose Earthquakes kishte nënshkruar me Freddy Adu në vitin 2004. Ai ka nënshkruar për tre muaj kontratë profesionale dhe është lojtari më i ri që ka luajtur në MLS. Ai kurrë nuk u bë yll sikurse që u parashikua.

Pele

Pele ka bërë debutimin e tij në futbollin profesional kur debutoi për Santos përballë Corinthians. Ai ishte 15 vjeç. Në karrierën e tij ai ka shënuar 1281 gola.

Maradona

Ylli argjentinas ka pasur 16 vjet kur debutoi me Argentinos Juniors. Pas tri javësh ai shënoi edhe golin e parë profesional.

Sergio Aguero

Me Independienten, Aguero u bë lojtari më i ri që ka debutuar në Divizionin e Parë në Argjentinë me 15 vjet e 35 ditë. Ai kaloi te Atletico Madridi pas tri vitesh.

Neymar

Ylli i Barcelonaës, Neymar debutoi në moshën 15 vjeçare. Ai deri më tani ka 59 gola me skuadrën e Barcelonës në të gjitha garat.

Martin Odegaard

Norvegjezi është një nga ata lojtarët që ka debutuar pa i mbushur 16 vjeç. Ai pas tre muajsh u ftua nga Norvegjia dhe më pas nënshkroi edhe me Real Madridin.