Site icon Telegrafi

Terry i bindur se Chelsea nuk ndjen keqardhje për largimin e Salah, De Bruyne dhe Lukakut

Chelsea ka shitur disa lojtarë në vitet e fundit, të cilët më pas kanë shkëlqyer te rivalët e Ligës Premier.

Por, John Terry insiston se Blutë nuk ndjejnë keqardhje për shitjen e Mohamed Salah, Kevin De Bruynes dhe Romelu Lukakut.

“Në atë kohë ata nuk arritën të bëjnë skuadrën tonë më të fortë”.

“Mos të harrojmë se ne ishim një nga klubet më të mira që ka parë Liga Premier kur ata arritën. Pra, ata u transferuan në një nga skuadrat më të mira dhe kjo ishte edhe më e vështirë”.

“Ishte e vështirë që ata të kenë ndikim dhe të sigurojnë një vend”, ka thënë Terry.

Ndërsa, për Virgil van Dijk tha se mund të jetë startues te Liverpooli, Man Utd apo City, por jo te Chelsea.

Çmimi i holandezit është rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version