Site icon Telegrafi

Burri i armatosur thotë se nuk do t’i lirojë 20 pengjet në Ukrainë, derisa presidenti t’u kërkojë qytetarëve të shohin filmin e ‘propozuar’ nga ai

Një burrë i armatosur që ka marrë peng 20 persona në një autobus në Ukrainë ka thënë se ai nuk do t’i lirojë ata derisa presidenti i vendit të kërkojë nga qytetarët që të shikojnë filmin për të drejtat e kafshëve “Earthlings”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i identifikuar si Maxim Krovishey me origjinë ruse, hipi në autobusin në qytetin e Lutskit këtë mëngjes, i armatosur rëndë dhe me një çantë, e cila siç thuhet ishte e mbushur me eksploziv.

Ai thuhet se i ka thënë policisë se autobusi është i pajisur me eksploziv dhe se një automjet i dytë i pasagjerëve në qytet po mban bomba të tjera.

Një stacion policie aty pranë, ku Ministri i Brendshëm Arsen Avakov po diskutonte për situatën e pengjeve, u raportua se u qëllua në “disa herë”, megjithëse nuk është e qartë nëse të shtënat janë të lidhura me rastin e autobusit.

Lexo po ashtu Ukrainë, një person i armatosur mban 20 pengje në autobus

Gjithashtu, dy bomba u gjetën dhe u “shpartalluan” pranë një stacioni treni në kryeqytetin Kiev, megjithëse përsëri nuk dihet nëse ka lidhje me incidentin në fjalë.

Autoritetet kanë konfirmuar se Krovishey është një vjedhës i dënuar dhe ka kaluar dhjetë vjet në burg.

Krovishey thuhet se ka folur përmes telefonit në polici, si dhe me të afërmit e pengjeve, të cilët ai u ka bërë thirrje gazetarëve për të përhapur kërkesat e tij.

Kërkesat e tij thuhet se përfshijnë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tu kërkojë qytetarëve të shikojnë “Earthlings”, një film i vitit 2005 në lidhje me abuzimet e të drejtave të kafshëve në industri të caktuara.

Ai gjithashtu është shprehur i irrituar me “sistemin e Ukrainës” dhe u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë të qeverisë që të postojnë video që denoncojnë veten si “ligje terroriste”.

Po siç raportojnë mediat, në pamjet nga vendi i ngjarjes, mund të dëgjoheshin të shtëna me armë, megjithëse ende nuk është e qartë nëse dikush ka qenë i plagosur.

Ndërkohë fotografitë tregojnë se disa nga dritaret e autobusit, i cili është parkuar afër një teatri, janë dëmtuar.

Policia tha se Zelensky gjithashtu hodhi një granatë nga autobusi, por që ajo nuk shpërtheu sepse siguresa nuk i ishte larguar – pajisje që më vonë u trajtua nga ekspertët e eksplozivëve.

Lutsk është në veriperëndim të Ukrainës dhe është 250 milje në perëndim të kryeqytetit Kiev. /Telegrafi/

Exit mobile version