Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pyetur komisionin shtetëror se si ka mundësi të japin më pak territor të Kosovës sesa që ka dhënë Serbia në deklarimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare. Osmani ka pyetur ekspertët se deri në sa metra lejohet ndryshimi i kufirit pas ratifikimit.
Ajo tha se Serbia ka thënë në Gjykatën Ndërkombëtare se Kosova ka territor prej 11 mijë metra katrorë, kurse komisioni shtetëror thotë më pak, transmeton KP.
“Po supozojmë që i keni kadastrat nga Mali i Zi, kur janë dorëzuar pasi dikush thotë se janë dorëzuar para dy jave, dhe nëse kjo ka ndodh atëherë ju duhet të jepni përgjegjësi”, tha ajo.