Telegrafi

Tërmeti me qindra të vdekur në Turqi dhe Siri – reagojnë të famshmit shqiptarë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë është regjistruar në orët e para të këtij mëngjesi (e hënë) në Turqi.

Tërmeti u tha se zgjati 43 sekonda dhe ndodhi mjaft cekët në një thellësi prej vetëm pesë kilometrash.

Nga kjo pati qindra viktima, të plagosur e po ashtu edhe dëme të mëdha materiale.

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi

Për këtë tashmë ka pasur reagime të shumta nga personazhe të fushave të ndryshme.

Lexo po ashtu Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Capital T: Bashkëndjejmë dhimbjen me këta njerëz sepse e provuam dhe e dimë si është

Së fundmi kanë reaguar edhe disa prej figurave të njohura në showbizin shqiptar, të cilët shfaqen zemërthyer nga ajo që ndodhi në shtetin turk.

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre:

Loredana Zefi (Foto: Instagram)
Majk (Foto: Instagram)
Noizy (Foto: Instagram)
Oriola Marashi (Foto: Instagram)
Emina Çunmulaj (Foto: Instagram)
Skerdi Ago (Foto: Instagram)

/Telegrafi/