Telegrafi

Tërmeti ‘dridh’ edhe një studio televizive në Mal të Zi, përshëndetet reagimi i gazetares e cila ishte në një transmetim Live

Një video e një prezantueseje të lajmeve është bërë virale në internet, sidomos për reagimin e saj.

Sipas medieve kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një drejtuese lajmesh në Mal të Zi, e cila po drejtonte një emision Live kur studioja u trondit nga një tërmet.

“Opa, në këtë moment ka një tërmet, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë prezantuesja dhe vazhdoi të bënte punën e saj.

Lexo po ashtu Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmohet viktima e parë - është një 27-vjeçare

Dhe komentet në rrjetet sociale janë plot admirim për reagimin e prezantueses, e cila, siç shkruajnë disa, e ka bërë punën e saj me qetësi, maturi dhe profesionalizëm.

Kujtojmë se një tërmet shumë i fortë ka goditur zonën e Bosnjë dhe Hercegovinës të premten në orën 23.08 dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të BeH, Malit të Zi dhe Dalmacisë, si dhe në Kosovë.

Epiqendra ishte 19 kilometra në lindje të Stolac në pjesën lindore të Hercegovinës.

Sipas autoriteteve, vlerësohet se tërmeti ishte me një magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter.

Dhe për fat të keq tanimë është raportuar edhe për një viktimë, si pasojë e tërmetit në fjalë.

Bëhet fjalë për një vajzë 27-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina, e cila thuhet se ka ndërruar jetë pasi një gur i madh ka rënë në shtëpinë e saj. /Telegrafi/