Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.
Pas tërheqjes së shortit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta ketë numrin 127 në fletëvotim.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 132
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë numrin 134.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë numrin 135,
Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121,
Lista Serbe do ta ketë numrin 119.
Ndërkaq, partitë tjera mbajnë numrat: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, etj.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.
Ajo shtoi se subjektet politike kanë përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u bëri thirrje që të respektojnë ligjin. /Telegrafi/