Site icon Telegrafi

Tërhiqet nga shitja fanella e Greenwood – Unitedi ndërpret shitjen e saj pas akuzave të rënda ndaj futbollistit

Manchester Unitedi i ka ndaluar shitjet online të fanellave të Mason Greenwood, ndërkohë që Nike paraprakisht e ka pezulluar bashkëpunimin me futbollistin, i cili është kryetemë për shkak të akuzave për përdhunim dhe sulm fizik.

20-vjeçari është arrestuar pas publikimit të fotografive, videove dhe audiove, nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila tregonte për dhunën që ia kishte shkaktuar lojtari.

Reagimi i Djajve të Kuq ishte i menjëhershëm duke e pezulluar anglezin “deri në një njoftim të radhës”. Pasoi distancimi i bashkëlojtarëve, shumë prej të cilëve ia hoqën ndjekjen në Instagram.

(Foto: Instagram/masongreenwood)

Të hënën, gjiganti i veshjeve sportive, Nike, ka bërë një deklaratë duke shprehur shqetësimin e tyre për situatën dhe njoftoi se e ka pezulluar bashkëpunimin me të.

Lexo po ashtu Greenwood vazhdon të braktiset nga të gjithë – Nike pezullon bashkëpunimin me sulmuesin e Unitedit

Në ndërkohë, ka ardhur një tjetër vendim në dëm të tij, pasi fanella e Greenwood është larguar nga shitja e dyqanit online të klubit.

Blerësit aktualisht nuk mund ta zgjedhin emrin e tij si një prej opsioneve dhe Mason nuk ndodhet në listën e futbollistëve të këtij dyqani. /Telegrafi/

https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010

Exit mobile version