Telegrafi

Tërheqje flokësh, ndërhyrje të ashpra, e inate mes lojtarëve: Ana e errët e miqësores se Realit dhe Barçës në Miami (Video)

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në Miami në kuadër të turneut miqësor nternational Champions Cup.

Edhe pse ishte një miqësore, në këtë takim kishte shumë ndërhyrje të ashpra të lojtarëve, disa të panevojshme.

Lexo po ashtu Vetëm miqësore? Jo për Neymar dhe Carvajal të cilët luajtën me inate ndaj njëri-tjetrit (Video)

Ndërsa ishin Neymar dhe Dani Carvajal ata që këtë lojë e kishin marrë më seriozisht sa që duhet.

Anësori i Los Blancos shkoi aq larg sa për një moment teksa Luis Suarez ishte shtrirë në tokë e tërhoqi lehtë për flokësh.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/