Nëse ju duhet një mënyrë e shpejt për t’u qetësuar kur përballeni me diçka stresuese, një nuhatje e livandos mund të jetë shpëtimi juaj.
Të paktën ky është sugjerimi i një studimi të publikuar në revistën ‘Laryngoscope Investigative Otaloryngology’, i cili ka zbuluar se pacientët nëpër spitale të cilët kishin qenë duke u ballafaquar me operacione kishin raportuar për më pak shqetësim dhe stres kur ishin ekspozuar ndaj aromaterapisë me livando, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh thjeshtësinë, sigurinë dhe koston e aromaterapisë, të gjithë spitalet duhet të kenë në konsideratë këtë lloj terapie.
Vlen të ceket se efekti i livandos ka qenë “modest” – kjo ndoshta për shkak se operacionet do t’ju shkaktojnë shqetësim dhe stres pavarësisht se çfarë nuhatni apo konsumoni.
Sidoqoftë, edhe një studim tjetër i vitit 2012 e kishte konfirmuar se livando e rregullon shtypjen e gjakut, të rrahurat e zemrës dhe temperaturën e lëkurës. /Telegrafi/