Telegrafi

Ter Stegen flet për rinovimin me Barcelonën, por edhe zbulon emrin e skuadrës për të cilën nuk do të luaj kurrë

Marc-Andre ter Stegen . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Marc Andre Ter Stegen është bërë çështje te Barcelona për shkak të kontratës së tij.

Portieri gjerman ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, teksa klubi po insiston për t’ia vazhduar atë.

Ter Stegen ka thënë se është i lumtur te Barcelona, teksa do të flas me drejtuesit e klubit në fund të sezonit.

“Është e vërtetë që ka pasur bisedime për rinovimin e kontratës me drejtuesit, por unë për këtë do të flas në fund të sezonit”.

Marc-Andre ter Stegen . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për çka duhet të flasim, por unë dua të theksoj se jam i lumtur te Barcelona”, deklaroi portieri gjerman.

28-vjeçari e ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet një ditë në futbollin gjerman tek ish-skuadra e tij Borussia Moenchegladbach, ku ka dalë nga akademia e këtij klubi.

Gjithsesi Ter Stegen për herë të parë e ka bërë publike edhe emrin e skuadrës të cilës ia ka mbyllur dyert për gjithmonë, pasi thotë se nuk do ta vesh kurrë fanellën e Kolnit, skuadër rivale me Gladbachun.

Marc-Andre Ter Stegen sa ishte pjesë e Borussia Monchengladbach. (Photo by Pete Norton/Getty Images)

“Mund ta konfirmojë se një ditë do të rikthehet te ish-skuadra ime Borussia Moenchegladbach, por kurrë në karrierën time nuk do të luaj për Kolnin”, ka deklaruar Ter Stegen.

Portieri gjerman është që gjashtë vite pjesë e Barcelonës, kur iu bashkua gjigantit katalunas nga Borussia Moenchegladbach në vitin 2014 për 12 milionë euro. /Telegrafi/