Site icon Telegrafi

 Ter Stegen: Buffon, një idhull për të gjithë

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka thënë se italiani Gianluigi Buffon i Juventusit është një idhull për të gjithë në futboll.

Blaugranët përballen me kampionët italianë nesër (e martë) në Camp Nou, me kapitenin e Bianconerëve që është i vendosur për të luajtur ndeshjen e tij të 116-të evropiane.

Lexo po ashtu Buffon, Messi dhe Ronaldo në garë për ‘Lojtarin e vitit nga UEFA’

Kjo karrierë e madhe e tij ka bërë që shumë futbollistë ta kenë idhull Buffonin, ku njëri nga ta është edhe portieri gjerman, ter Stegen.

“Ai është një idhull për të gjithë në futboll”, ka thënë fillimisht Ter Stegen kur u pyet për Buffon në konferencën e shtypit para ndeshjes.

Lexo po ashtu Strakosha: I lumtur që triumfova ndaj idhullit tim

“Shumë njerëz kanë përfunduar karrierën e tyre në moshën e tij [40-vjeçare], por ai është ende në krye të niveleve më të larta”.

“Kam respekt të madh për të dhe shpresoj se ai mund të luajë akoma për shumë vite”, përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version