Site icon Telegrafi

Tentuan t’i sulmojnë zyrtarët policorë – Policia e Kosovës arreston një shtetas maqedonas, dy ikin  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 11:00.

“Hani i Elezit. Është raportuar se gjatë patrullimit në vijën kufitare, njësiti policor ka hasur në një traktor me tre të dyshuar duke tentuar të kalojnë kufirin nga Kosova në Maqedoni. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Lidhur me rastin një i dyshuar mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version