Telegrafi

Tentuan të vjedhin një prej tankeve më të mira që i posedon Ukraina, e pësojnë keq ushtarët rusë

Strv 122 është një modifikim suedez i tankut gjerman Leopard 2A5 – një nga tanket më mirë të mbrojtura në luftën dyvjeçare në Ukrainë.

E duke parë se është tank shumë i sigurt dhe i fuqishëm, rusët janë të etur ta kenë të paktën një të tillë në arsenalin e tyre, transmeton Telegrafi.

Gjatë një misioni ata për pak sa nuk ia arritën qëllimit – derisa një dron i ushtrisë ukrainase u shfaq dhe i prishi planet e ushtrisë së Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikaz bazën ajrore Engels në Rusi

Suedia ia kishte dhuruar Ukrainës dhjetë tanke të tilla 69 tonelatëshe, brenda të cilës mund të futen katër persona. Bëhet fjalë për Strv 122 i mbështjellë me çelik dhe ka top dhe mitraloz 120 milimetra.

Në videon e publikuar më poshtë, rusët duke se kishin kapur një të tillë dhe kështu kishin dashur ta marrin për vete. E tërhoqën me një tank tjetër, derisa operatori i dronit ukrainas e lokalizoi.

Ai fillimisht u sigurua se brenda nuk kishte ushtarë ukrainas, dhe menjëherë reagoi duke e goditur tankun rus që tërhiqte tankun e ukrainasve. /Telegrafi/