Telegrafi

Tentuan të “shesin” pamjet e vjetra si të reja, ukrainasit nxjerrin blof rusët – dështon propaganda e Kremlinit

Pamjet e publikuara nga ministria ruse e Mbrojtjes, që shfaqin operacionin e “suksesshëm” kundër forcave ukrainase në Kursk të Rusisë, doli të jenë pamje që janë filmuar diku tjetër shumë kohë më parë.

Sipas ukrainasve me këtë metodë, rusët po tentojnë të trillojnë storie suksesi – kinse kanë arritur të korrin suksese në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

RIA Novosti duke cituar burime brenda ministrisë ruse të Mbrojtjes, ka postuar një video të 10 gushtit, ku shfaqte kinse “helikopterët rusë Mi-28NM duke goditur forcat ukrainase si dhe autoblindat e tyre në Kursk të Rusisë.

Hetuesit kanë gjetur se videoja në fakt është filmuar në qytetet ukrainase Kreminna dhe Chasiv Yar. E videoja e postuar më 9 gusht, shfaq kinse sulme të reja kundër forcave ukrainase në rajonin Sumy.

Videoja në fakt është filmuar shumë kohë më parë, dhe është postuar nga agjencia ruse e lajmeve gjatë 14 korrikut. /Telegrafi/