Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë në fshatin Vërmicë të Gjakovës.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara u është dërguar autoriteteve shqiptare, pasi që ishte e moshës 15 vjeçare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë e kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/