Site icon Telegrafi

Tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin Francë-Britani dhe sulmuan policët francezë – arrestohen emigrantët

Dy emigrantë që u përfshin në sulmin nga zyrtarëve policorë francezë para se të arrinin në Britaninë e Madhe me një anije të vogël, janë arrestuar.

Bëhet fjalë për Salih Taib Abdullah, 33-vjeç nga Iraku dhe Ahmed Omar Saleh Khater, 25-vjeç nga Sudani, që u dënuan me dy vite burgim duke tentuar të futen ilegalisht në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Dhuna shpërtheu në një plazh në afërsi të Calais, kur ekipi i policisë hasi në 51 emigrantësh, përfshirë Abdullahun dhe Khaterin po tentonin të futeshin në një anije dhe të marrin rrugë drejt Britanisë.

Disa prej tyre kishin mjete të forta, gurë dhe gjësende tjera që konsideroheshin armë të ftohta – me të cilat sulmuan dhe lënduan zyrtarë policorë që tentonin t’i ndalnin.

Por dy prej tyre shpejt u identifikon dhe arrestuan nga policia britanike. Ata u shpallën fajtor për sulm dhe kalim ilegal të kufirit.

Abdullah u dënua me 14 muaj, ndërsa Khater me 12 muaj burgim. Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur policë sulmohet nga emigrantët. /Telegrafi/

Exit mobile version