Telegrafi

Tentuan të futen me teste të falsifikuara të COVID-19, dëbohen nga Kosova 4 shtetas serb

Stacioni policor në Bërnjak njofton se ka arrestuar katër shtetas serb.

Sipas njoftimit, atje këta të fundit kishin tentuar të hynin në territorin e Kosovës me teste të falsifikuara të COVID-19.

Po ashtu, policia njofton që dy prej tyre ishin meshkuj dhe dy të tjera femra.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, policia bënë të ditur se këta shtetas janë dëbuar nga territori i Kosovës.

Rastet për falsifikim të dokumenteve të SARS Cov-2, sipas policisë

I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë  në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet  lënda e rastit Falsifikim i dokumentit,  të njëjtit i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 E dyshuara femër shtetase e Serbisë  në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës iniciohet  lënda e rastit Falsifikim i dokumentit,  të njëjtës i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë  në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet  lënda e rastit Falsifikim i dokumentit,  të njëjtit i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 E dyshuara femër shtetase e Serbisë  në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës iniciohet  lënda e rastit Falsifikim i dokumentit,  të njëjtës i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/