Stacioni policor në Bërnjak njofton se ka arrestuar katër shtetas serb.
Sipas njoftimit, atje këta të fundit kishin tentuar të hynin në territorin e Kosovës me teste të falsifikuara të COVID-19.
Po ashtu, policia njofton që dy prej tyre ishin meshkuj dhe dy të tjera femra.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, policia bënë të ditur se këta shtetas janë dëbuar nga territori i Kosovës.
Rastet për falsifikim të dokumenteve të SARS Cov-2, sipas policisë
I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet lënda e rastit Falsifikim i dokumentit, të njëjtit i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
E dyshuara femër shtetase e Serbisë në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës iniciohet lënda e rastit Falsifikim i dokumentit, të njëjtës i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet lënda e rastit Falsifikim i dokumentit, të njëjtit i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
E dyshuara femër shtetase e Serbisë në hyrje në vendkalimin kufitar Bërnjak kishte prezantuar testin PCR negativ për SARS Cov-2 i cili kishte qenë i falsifikuar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës iniciohet lënda e rastit Falsifikim i dokumentit, të njëjtës i refuzohet hyrja në Republikën e Kosovës, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/