Site icon Telegrafi

Tentuan të fusin nëntë refugjatë në Kosovë, policia arreston dy shtetas të Shqipërisë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vërmicë, të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:20.

“Patrulla e Policisë Kufitare ka ndaluar dy automjete të cilat kishin qenë duke pritur nëntë persona refugjatë duke hyrë në automjete, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i R. së Shqipërisë në R. e Kosovës. Janë arrestuar dy (drejtuesit e automjeteve) të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të R. së Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Polica bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version