Një person me të meta psikike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:00, në Skenderaj.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/