Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, i ka ofruar 2000 lekë, zyrtarit policor.
Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën ‘Kukësi” në Prizren.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/