Telegrafi

Tentojnë t’i thyejnë hyrjet e banesave në Prishtinë, dy të arrestuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë kapur në hyrje të një blloku banesor, duke tentuar t’i thyejnë hyrjet e banesave.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, rreth orës 04:20.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim