Telegrafi

Tentojnë të vjedhin një veturë në Suharekë, dërgohen në mbajtje dy persona

Policia e Kosovës njofton se të shtunën më datë 27 korrik në Suharekë viktima mashkull  ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij.

Sipas raportit policor, njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë pesë të dyshuar meshkuj, ku dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor ndërsa tre janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, të dielën më 28 korrik, në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 6.26 gr.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/