Një person është arrestuar pasi që i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20 euro zyrtarëve policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij ka tentuar t’u jep ryshfet në vlerë prej 20€ zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/