Site icon Telegrafi

Tentoi t’i shiste 10 mijë euro false për 6 mijë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni në Podujevë ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të shiste para false.

Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000).

Policia bën të ditur se i dyshuari këto monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

• 5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
• Një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

 

Exit mobile version