Site icon Telegrafi

Tentoi t’i korruptojë policët, arrestohet në magjistralen Gjilan-Prishtinë një shtetas i Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë pasi i njëjti pas ishte ndaluar për kontroll rutinore gjate drejtimit të një kamioni ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë duke ua ofruar 20 euro.

Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe parat janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan më datën 12.04.2023 deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontrolle rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore. /Telegrafi/

Exit mobile version