“Përplasje për të fituar para”, kështu të paktën po cilësohet rasti i një motoçiklisti në Britani të Madhe i cili tentoi të përfitojë jashtëligjshëm nga kompanitë e sigurimeve.
Ai u filmua nga kamerat e sigurisë duke pritur qëllimshëm një veturë, që t’i dalë përballë dhe të inskenojë kinse përplasjen me qëllim të përfitimit material, transmeton Telegrafi.
Por, ishin pamjet ato që e tradhtuan dhe që duket qartë se gjithçka ishte e paramenduar dhe se nuk kishte kurrfarë përplasje siç pretendonte ai.
Madje shtirej duke qëndruar i shtrirë në tokë, me pretekstin se është tronditur nga “përplasja” me veturën që nuk po lëvizte në ato momente me shpejtësi të madhe.
Pamjet janë shpërndarë nga policia e Londrës, që tregon edhe një herë se sa është rritur numri i rasteve kur qytetarët tentojnë të përfitojnë jashtëligjshëm – duke inskenuar aksidente. /Telegrafi/