Telegrafi

Tentoi të mashtrojë operatorin ukrainas të dronit duke u shtirur si i vdekur – ushtarin rus e “tradhtuan” sytë e hapur që vazhdimisht i lëvizte

Një ushtar rus me gjasë tentoi të mashtrojë operatorin ukrainas të dronit – duke u shtirur kinse është i vdekur.

Në një video të filmuar nga droni, shihet sesi fluturakja pa pilot i afrohet ushtarit që qëndronte i shtrirë në fushëbetejë në Ukrainë – duke u shtirur kinse është i vdekur, transmeton Telegrafi.

Por me gjasë nuk i kishte bërë mirë llogaritë, kur vendosi të mbajtë të hapur sytë dhe t’i lëvizte vazhdimisht – duke përcjellë lëvizjet e dronit.

Lexo po ashtu Operatorët ukrainas të dronëve shkatërrojnë sistemin raketor rus Uragan – publikojnë pamjet e aksionit

Aty operatori e kupton se ai po tentonte ta gënjente, dhe u tërhoq paksa për të marrë shpejtësinë e duhur dhe të përplasej në të.

Madje edhe vetë ushtari rus e kupton këtë dhe tenton të ngritet në këmbë dhe të ikë, por pa ndonjë sukses. /Telegrafi/