Një civil izraelit është lënduar nga një mjet shpërthyes, derisa tentoi të largojë flamurin palestinez të vendosur në afërsi të vendbanimit në Bregun Perëndimor.
Izraeliti ka pësuar lëndime të lehta si rezultat i një mjeti të improvizuar shpërthyes, në afërsi të vendbanimit Kochav Hashahar të Bregut Perëndimor, transmeton Telegrafi.
Ky burrë po tentonte të largonte flamurin palestinez të vendosur në skaj të rrugë kur pajisja shpërthyese u aktivizua.
Ekipet emergjente njoftuan se burri është trajtuar në vendin e ngjarjes dhe se është lënduar lehtë – duke refuzuar të dërgohet në spital.
Videoja amatore shfaq momentin kur mjeti shpërthyes lëndon burrin, i cili tentoi të largojë flamurin palestinez. /Telegrafi/
An Israeli civilian is lightly injured as a result of an improvised explosive device near the West Bank settlement of Kohav HaShahar, medics say. The man was trying to remove a Palestinian flag on the side of the Route 458 highway when it exploded, footage shows. pic.twitter.com/YMgyNbVfby
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) April 21, 2024