Telegrafi

Tentoi të kontrabandonte gjashtë persona, arrestohet i dyshuari në Prizren

Foto ilustruese

Një person është arrestuar mesditën e së mërkurës në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të kontrabandimit me njerëz.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I njëjti me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lagja Arbana, Prizren, 07.10.2020 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/