Telegrafi

Tentoi të djegë shtëpinë e tij, policia arreston një person në Prizren

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi ka tentuar të djegë shtëpinë e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar –përdorues i narkotikëve, pasi i njëjti ka tentuar ta djegë shtëpinë e tij”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjatë arrestimit ka lënduar fizikisht një zyrtar policor, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/