Telegrafi

Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Foto: Arkiv

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin B.T. Ai akuzohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës një muaj më parë. Shkak për ngjarjen ishte divorci i kërkuar nga bashkëshortja.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B.T., 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij në proces divorci, shtetasen M.T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/