Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar në Vushtrri një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.
Sipas njoftimit, i njëjti ka tentuar që ta vë në lajthitje policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues dhe po ashtu është prezantuar rrejshëm si person zyrtar.
“Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ta vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, po ashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/