Ky është momenti kur një motoçiklist tenton ta shqelmojë një veturë, por e pëson vetë – rrëzohet nga motoçikleta dhe përfundon në asfalt.
Ngjarja është filmuar nga kamera e vendosur brenda një veture në plazhin Ocean në Kaliforni, transmeton Telegrafi.
E gjitha ndodhi kur një veturë Mini Cooper lëviz me shpejtësi të madhe dhe në një moment ndal shpejtësinë, e shoferi do të kthehet në të majtë.
Kjo bëri që motoçiklisti që lëvizte pas tij të humb baraspeshimin nga frenimi i menjëhershëm. Kështu tentoi ta shqelmoj veturën, megjithatë e pësoi vetë – u rrëzua nga motoçikleta. /Telegrafi/