Telegrafi

Tentoi ta ther policin izraelit, qëllohet për vdekje palestinezi 14 vjeç – publikohen pamjet rrëqethëse

Ky është momenti rrëqethës kur policia izraelite qëllon për vdekjen një djalë të ri palestinez në Bregun Perëndimor, i cili tentoi të ther me thikë njërin prej zyrtarëve policor.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin 14-vjeçarin e identifikuar nga mediat lokale si Wadia Shadi Sa’ad Alian, duke iu afruar policit kufitar i cili ishte i vendosur në një pikë kontrolli në afërsi të vendbanimit Ma’ale në Bregun Perëndimor, transmeton Telegrafi.

Derisa polici i afrohet për ta kontrolluar nëse ka armë, adoleshenti nxjerr thikën nga xhepi i xhaketës dhe tenton ta therë disa herë policin.

E pasi që nuk ia arriti qëllimit, i riu tenton të ikë, por u qëllua nga pas nga zyrtarët policorë izraelitë.

14-vjeçari jetonte në Jabel Mukaber në lindje të Jerusalemit, ndërsa nuk i mbijetoi plagëve nga armët e zjarrit. /Telegrafi/