Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, mashkull pasi i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj.
Rasti ka ndodhur në Gjilan, të hënën në ora 21:00.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në strehimore.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/