Policia e Kosovë ka njoftuar se një grua në Pejë ka qenë viktimë e dhunës në familje.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.
Policia bënë të ditur se i dyshuari mashkull ka tentuar ta fus me forcë në veturë viktimën.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/